Emily Ratajkowski sqaron të vërtetën rreth lajmeve për shtatzëni

Emily Ratajkowski ka treguar se çfarë fshihet mas fotos që bëri të gjithë të dyshojnë se është shtatzënë.

ShowBiz

22/08/2019 22:30

Emily Ratajkowska kishte postuar një foto pranë partnerit, me të cilën ndezi thashethemet për shtatzëni, shkruan lajmi.net.

Kjo për faktin se në mbishkrimin e asaj fotoje, ajo kishte shkroi “Nëna dhe Babai”, ndërsa të gjithë aluduan se po pret fëmijë.

Por, me foton e fundit, ajo tregoi se me atë postim ka menduar se janë ‘prindër’ të një qeni.

Modelja publikoi një foto të partnerit me qen në duar dhe shkroi “Babai dhe djali”, duke u dhënë fund të gjitha thashethemeve. /Lajmi.net/