Emily Ratajkowski ekspozon figurën e saj trupore me veshje plot stil në New York

Ajo së fundmi u bë nënë për herë të parë me lindjen e djalit të saj Sylvester.

ShowBiz

16/07/2021 18:08

Dhe, Emily Ratajkowski tregoi se ajo ishte një nga nënat më në modë në qytet të enjten, kur doli për darkë në New York, transmeton lajmi.net.

Me veshjen e saj në një fustan të verdhë dhe bluzë modelja 30 vjeç dukej rrezatuese ndërsa dilte nëpër ‘Big Apple’.

Emily, zgjodhi rehati në një palë atlete të bardhë dhe i la flokët e saj me shkëlqim lirshëm.

Në dorën e saj, modelja stiliste me vete kishte një kuletë dhe aksesorë me vathë të guximshme për daljen e saj në qytet. Ajo kishte gjithashtu me vete edhe unazën e fejesës së saj me diamant.

Ndryshe, Emily zbuloi se ishte shtatzënë në një artikull të Vogue dhe mirëpriti fëmijën e saj të parë në 8 mars me burrin e saj, Sebastian Bear McClard./Lajmi.net/