Emily dhe bashkëshorti i saj kërkojnë falje për përdorimin e fjalëve raciste

Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard kanë kërkuar falje publike.

ShowBiz

07/06/2020 15:05

Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard kanë kërkuar falje publike për përdorimin e fjalëve raciste, shkruan lajmi.net.

Ishte Sebastian ai i cili e ka bërë këtë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“E përdora fjalën në mënyrë të vazhdueshme sikurse të ishte e jona. Por, nuk është, nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë asnjëherë. Në vitet e fundit kam mësuar shumë rreth privilegjeve të mia si mashkull dhe si person i bardhë, po ashtu për historinë e racizmit në këtë shtet”, ishin fjalët e tij./Lajmi.net/