Nga plazhi i Torre Salsa, një zonë e mbrojtur natyrore në provincën e Agrigento në Itali, janë publikuar imazhe që të kujtojnë episodin e fundit në Cadiz të Spanjës.
Bota
19/08/2017 19:26
Në videon që po qarkullon në media, e filmuar nga anëtarë të shoqatës mjedisore Mareamico, shihen rreth 100 emigrantë që zbarkojnë në plazh nga një gomone dhe më pas largohen me vrap.
Pas arratisjes, në rërën e plazhit ka mbetur si gjurmë vetëm këpucët, rroba dhe shishe uji.