Emery tregon se kur do të kthehet Ramsey

Mesfushori i Arsenal, Aaron Ramsey, ka pësuar mbrëmë një lëndim në ndeshjen e Ligës së Evropës, kundër Napolit.

Sport

19/04/2019 20:45

Ramsey do të largohet nga Arsenal në fund të këtij sezoni, pasi ka arritur marrëveshje me kampionët e Serie A, Juventus.

Tifozët janë të frikësuar se nuk mund t’ia japin uellsianit përshëndetjen që ai e meriton, pasi ekzistonte mundësia që ai të mos kthehej deri në fund të sezonit.

Megjithatë, sot, trajneri i Arsenal, Unai Emery ka bërë të ditur se sa do të mungojë ylli i mesfushës së ‘Gunners’.

“Progresi i tij në këtë sezon është i mahnitshëm” ka thënë Emery për ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

“Në fillim të sezonit, ai ishte pakëz konfuz, sepse ai është në vitin e fundit të kontratës së tij” ka shtuar trajneri.

“Për ne, dhe për mua, ai është lojtar shumë i rëndësishëm por konfuzioni i tij nuk na ndihmoi në disa momente këtë sezon – Jo sikur performancat që ka tani” ishin fjalët e trajnerit të Arsenal.

“Lëndimi i tij nuk është lajm i mirë. Ai mund të kthehet në dy apo tri javët e ardhshme” ka shtuar ndër të tjerash Emery.

Aaron Ramsey pra do të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Crystal Palace. /Lajmi.net/