Emery tregon pse nuk startoi David Luiz

Trajneri i Arsenal, Unai Emery, ka zbuluar arysen se pse David Luiz nuk debutoi me Arsenal, në ndeshjen ndaj Neëcastle United.

Sport

12/08/2019 17:45

Emery kishte zgjedhur që dyshja e qendrës së mbrojtjes të përbëhej nga Calum Chambers dhe Sokratis Papastathopoulos, duke lënë në bankën rezervë brazilianin Luiz, i cili erdhi tek ‘Gunners’ në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Arsyeja se pse Luiz duhej të priste për debutimin e tij, sipas Emery, është forma e mirë e treguar nga Chambers dhe Sokratis, në fazën parasezonale.

“Me formën e treguar në fazën parasezonale, ai meritonte të luante. Ai ishte shumë i fokusuar, bashkë me Sokratis” ka thënë Emery, i pyetur për Luiz, transmeton lajmi.net.

Luiz kaloi tek Arsenal për 8 milionë funte, duke iu bashkuar emrit të Kieran Tierney si dy përforcime në mbrojtjen e ‘Gunners’. /Lajmi.net/