Emery para ndeshjes ndaj Bayern: Nuk jemi më surprizë, mposhtëm Juventusin

Unai Emery ka dhënë komentet e tij para ndeshjes kundër Bayern Munich.

Sport

06/04/2022 10:29

Skuadra spanjolle, Villarreal do të ketë një punë mjaft të vështirë në çerekfinale të Champions League, kur përballë do të ketë kampionët e Bundesliga, Bayern Munich.

Para kësaj ndeshje, Emery sheh shpresat e veta. Madje, ai nuk dëshiron që skuadra e tij të konsiderohet si befasi, pasi ata tashmë kanë eliminuar Juventusin nga kjo garë.

“Ne dolëm nga një grup ku ishin Man United dhe Atalanta, e më pas eliminuam Juventusin në një përballje fantastike. Jemi përballur me kundërshtarë të rëndësishëm në Evropë edhe këtë vit edhe në të kaluarën”, ka thënë Emery, transmeton lajmi.net.

“Gjithë kjo përvojë nuk na bën të përshtatemi me fjalën ‘surprizë’. Por, duhet të luajmë një ndeshje perfekte”, shtoi trajneri i Villarreal.

Ndeshja mes Villarreal dhe Bayern Munich luhet sonte, me fillim nga ora 21:00, në ‘El Madrigal’. /Lajmi.net/