Emery: Ozil mund të luajë nëse stërvitet mirë, ne kemi nevojë për të

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se ai ka nevojë për cilësitë e Mesut Ozil para disa testeve të rëndësishme, por shton se mesfushori ofensivë duhet të vazhdojë të impresionojë në stërvitjet nëse dëshiron të luajë.

Sport

17/10/2019 16:36

Lojtari kryesor i Arsenalit është përdorur shumë pak nga Emery, me shefin spanjoll që ka pohuar se të tjerët kanë merituar më shumë të luajnë përpara tij.

“Ky vit ka filluar me shumë vështirësi për të”, ka deklaruar Emery, përcjell lajmi.net.

“Ai ka punuar mirë në përgatitjet para sezonit të ri dhe ka luajtur në ndeshje. Por pastaj problemi që pati së bashku me Sead Kolasinac, e ndaluam atë”.

“Pas kësaj ai ishte i sëmur për një javë dhe më pas humbi shumë stërvitje. Por në dy ose tre javët e fundit ai është përmirësuar me ne në stërvitje, dhe unë mendoj se është mirë”.

“Lojtari mund ta na ndihmojë. Ai ka shumë aftësi dhe cilësi të mëdha që do na duhen në ndeshjet e ardhshme. Jam i lumtur tani se ai po përmirësohet dhe stërvitet çdo ditë. Ai është një lojtar më shumë në skuadër”./Lajmi.net/