Emery me top transferim te Arsenali

Unai Emery ka kërkuar nga Arsenali që ta bëjë një revolucion të vogël në skuadër.

Merkato

17/03/2019 18:26

Unai Emery nuk bëri asnjë transferim gjatë afatit kalimtar të janarit, duke i lënë të gjitha për në verë.

Trajneri spanjoll ka kërkuar nga Arsenali që ta transferojë Ever Banegan nga Sevilla, përcjell lajmi.net.

Emery ka raporte të mira me argjentinasin që kur ishin së bashku te skuadra spanjolle, andaj e do edhe në Emirates.

Largimi i Aaron Ramsyet në drejtim të Juventusit, i ka hapur rrugë Banegas që të transferohet te Arsenali. /Lajmi.net/