Emery: Juventus janë skuadra favorite, por mund t’i tejkalojmë

Trajneri i Villarreal, Unai Emery ka dhënë disa komente para përballjes ndaj Juventus.

Sport

21/02/2022 17:15

Emery do të udhëheq skuadrën e tij në një ndeshje mjaft të vështirë, në kuadër të 1/16-ës ë finales në Champions League, kundër Juventus.

Spanjolli beson se skuadra e Juventus është favorite për të fituar ndeshjen, megjithatë skuadra e tij ka arritur të befasojë skuadrat e mëdha kohë pas kohe, dhe të njëjtën gjë synojnë edhe nesër.

“Ata janë favoritët, por ne nuk do të dorëzohemi. Jemi të aftë që të tejkalojmë skuadra të nivelit të shkëlqyer dhe do ta bëjmë këtë edhe nesër”, ka thënë Emery, para ndeshjes ndaj Juventus, përcjell lajmi.net.

“Pres ndeshje të vështirë, ata mund të mbajnë gjithmonë nivelin shumë lart. Ata mund të luajnë me mbrojtje të lartë dhe janë të fortë në fazën defensive, por po ashtu edhe në ndërtim të aksioneve. Kjo të pengon që të krijosh shanse”, shtoi trajneri i Villarreal.

“Duhet të shohim për skema të reja dhe hapësira para golit. Po përgatitemi për 90 minuta nesër dhe në Torino për një mundësi për lojë shtesë, apo penallti. Ne do të bëjmë gjithçka për të fituar, mundësitë dhe aftësitë janë aty, ne duhet vetëm ta bëjmë të mundur”, ishin fjalët e Unai Emery.

Ndeshja mes Villarreal dhe Juventus luhet nesër, me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/