Emery: Jam i lumtur që Ronaldo nuk po luan

Trajneri i Sevillës, Unai Emery ka thënë se ndihet shumë i lumtur që Cristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër skuadrës së tij.

Sport

03/02/2015 19:19

Unai Emery ndihet tejet i lumtur që Ronaldo është dënuar dhe do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës kundër skuadrës së tij.

“Nëse do ta thoja se preferoj që Ronaldo të luajë në takimin e nesërm atëherë do të isha duke gënjyer”, tha Emery.

“Sidoqoftë, ata kanë lojtarë tjerë të cilët mund të luajnë më shumë një lojë kombinuese. Të gjithë ata janë të mirë. Në stadiumin e tyre, tradicionalisht, janë shumë të fortë”, përfundoi Emery.