Emery gjen mënyrë interesante për të motivuar Arsenalin, përmend Rafael Nadalin

Trajneri i Arsenal, Unai Emery, ka zgjedhur një mënyrë interesante për të motivuar lojtarët e tij.

Sport

25/05/2019 23:55

Trajneri spanjoll e ka bërë këtë duke marrë për shembull teniserin spanjoll, Rafael Nadal.

Emery është një fans i madh i reketit spanjoll, i cili po vazhdon të dominojë në tenis, dhe ai nga lojtarët e tij dëshiron të shoh vendosmërinë e njëjtë.

“Kam lexuar librin e tij dhe di disa gjëra rreth historisë së tij. Ai është punë, punë dhe punë” ka thënë Emery, transmeton lajmi.net.

“Ai ka momente kur vuan në një ndeshje, e cila zgjatë pesë orë apo më shumë. Kur ke momente të vështira, duhet të jesh i fortë mentalisht. Futbolli është njësoj, vetëm se zgjat 90 minuta dhe duhen 10 shokë skuadre” ka thënë ndër të tjerash Emery.

Rafael Nadal së fundmi ka triumfuar në ‘Rome Open’, duke mposhtur në finale Novak Djokovicin. /Lajmi.net/