Emery flet për të ardhmen e Koscielnyt

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery këmbëngul se Laurent Koscielny është ende "një lojtar i rëndësishëm" pavarësisht pasigurisë për të ardhmen e kapitenit të klubit.

Sport

16/07/2019 11:29

Koscielny refuzoi të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara për turneun para-sezonal të Arsenalit mes spekulimeve për të ardhmen e tij, me Lyon, Bordeaux dhe Borussia Dortmund që ka monitoruar situatën e mbrojtësit francez.

Emery thotë se 33-vjeçari është ende pjesë e planeve të tij, por pranon çdo vendim për të pasi kjo varet tashmë nga klubi, përcjell lajmi.net.

“Ai ka një vit të mbetur në kontratën e tij”, tha Emery tha pas fitores 3-0 të Arsenalit ndaj Colorado Rapids të hënën.

”Për mua si trajner ai është një lojtar i rëndësishëm”.

“Tani është një çështje për të dhe për klubin. Klubi dhe ai duhet të flasin. Nuk mund të them më shumë se kaq”, zbuloi ish-trajneri i Sevillas. /Lajmi.net/