Emery flet lidhur me kalimin e mundshëm të Coutinho tek Arsenal
Trajneri i Arsenal, Unai Emery, ka komentuar lidhur me transferimin e mundshëm të Philippe Coutinho në Londër.
Sport
27 vjeçari i cili luan si organizator, nuk ka kaluar sezon aspak të mirë në ‘Camp Nou’ dhe tashmë emri i tij lidhet me një largim nga Barca.
Por, Emery ka hedhur poshtë zërat se Arsenal kanë folur me Barcelonën, lidhur me transferimin e brazilianit Coutinho.
“Ne kurrë nuk kemi folur për Coutinhon. Ai është lojtar i mir, por ne nuk kemi folur për të asnjëherë” ka thënë Emery, transmeton lajmi.net.
Coutinho kishte luajtur edhe më parë në Premierligë, me skuadrën e Liverpool, nga e cila kaloi tek kampionët e La Liga. /Lajmi.net/