Emery: Detyra ime e parë te PSG ishte ta bëja të lumtur Neymarin

Trajneri në largim te PSG, Unai Emery, beson se pasuesi i tij te skuadra franceze duhet ta pranojë privilegjin e Neymarit të qenit lider i skuadrës.

Sport

03/05/2018 19:30

Spanjolli pas dy sezoneve të kaluara në PSG, do të largohet këtë verë. Në ditët e fundit si trajner i kampionëve të Francës, ai ka vendosur t’i rikthehet temës së Neymar.

Neymar u bashkua PSG-së për 222 milionë euro verën e kaluar nga Barcelona, për t’u bërë menjëherë lider te PSG.

Detyra e parë e Emery pas ardhjes te Neymar te PSG, ka qenë që ta bëjë të lumtur këtë të fundit.

“Gjëja e parë që bëra këtë sezon ishte të përcaktoja prioritet dhe kjo ishte: duhet ta bëja Neymarin të lumtur, kjo është gjëja e parë, pavarësisht se ai nuk angazhohej si të tjerët. E dyta ishte të arrija suksese në garat evropiane dhe franceze”, ka deklaruar Emery./Lajmi.net/