Emery: Ceballos duhet të adaptohet më shpejtë

Unai Emery ka dhënë disa komente për mesfushorin Dani Ceballos.

Sport

14/09/2019 16:14

Ceballos i është bashkuar skuadrës së Arsenal gjatë kësaj vere, në formë huazimi, nga skuadra e Real Madrid.

Mesfushori ka pasur paraqitje mjaft të mira, por trajneri i tij beson se ai do të përmirësohet akoma më shumë nga kjo pikë.

“Secili lojtar që vjen në një kompeticion të ri dhe skuadër të re, duhet të adaptohet” ka thënë Emery për Ceballos, transmeton lajmi.net.

“Ai po luan, ai luajti shumë mirë kundër Liverpool dhe na tha se e dinte që në atë moment se sa e vështirë është Premierliga” ka shtuar tutje trajneri i arsenal.

“Kjo është mirë, pasi ai  e di se duhet adaptuar. Është e rëndësishme që ai të adaptohet sa më shpejtë” ishin fjalët e Emery.

Arsenal do të ketë punë këtë vikend me skuadrën e Ëatford, ndeshje ku Ceballos pritet të jetë startues. /Lajmi.net/