Emery befason tifozët e Arsenalit me përforcimin e ri nga Barcelona

Unai Emery kërkon një talent të madh, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

12/06/2018 07:10

Menaxheri i ri i Arsenalit, Unai Emery kërkon një përforcim të ri nga Barcelona.

E përditshmja sportive katalane ‘Sport’ raporton se Emery kërkon një talent të madh, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Emery ka shfaqur interesim për Joel Lopez, 16 vjeç, futbollist i ekipit të rinjve nga Barcelona, përcjell “lajmi.net”.

Lopez thuhet se është i gatshëm ta refuzojë ofertën për vazhdimin e kontratës në Camp Nou për t’u transferuar në Arsenal. /Lajmi.net/