Emërohet këshilli i ri drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës

MKRS ka emëruar këshillin e ri drejtuar të TKK-së.

ShowBiz

07/05/2021 22:31

Sot (e premte), me vendim të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, janë emëruar shtatë anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Këshilli drejtues, me mandat 4 vjeçar, ka këtë përbërje: Armend Smajli, Ben Apolloni, Gresa Pallaska, Rebeka Qena, Shkurte Aliu, Visare Aliu dhe Brikena Mulliqi.

Qeveria e re i trajton me prioritet të veçantë institucionet kombëtare të kulturës.  Vendimi i sotëm është i hapi i parë për ndërtimin e një vizioni të ri për Teatrin e Kosovës.

Ditëve në vijim, Ministria do të ndërmarrë veprime tjera për institucionet kombëtare të kulturës që synojnë rritjen e qëndrueshmërisë financiare dhe institucionale, pavarësinë programore dhe artistike, zhvillimin e audiencave, ngritjen e kapaciteve profesionale dhe prezantimin ndërkombëtar të produktit vendor artistik. /Lajmi.net/

Vendimin mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/1422_202105072155.pdf?fbclid=IwAR1un0l1xbhgRBko0hCZbZQtcFS7aOE259HIr9dKVV4iCcx39gONnrvsOV4