Ëmbëlsimi i bisedimeve të ‘hidhura’ siriane

Bisedimet për arritjen e paqes në Siri po mbahen në një ambient luksoz në Montreux dhe pritet që ato të 'ëmbëlsohen', në mënyrë që të arrihet paqja sa më shpejt. Verëra? Francezët ia kanë marrë dorën kësaj pune. Kujtoni negociatat për Kosovën në Rambouillet.

Bota

26/01/2014 21:45

Rregulli numër një – përpara se të paralajmëroni datën dhe vendin ku do t’i mbani bisedimet për paqe, sigurohuni që nuk po garoni për dhomat e hotelit të cilat po ashtu kanë edhë një panair të markave më të njohura të prodhuesve të orëve.

Pikërisht për këtë gjë ceremonia hapëse aq shumë e pritur e së enjtes nuk u mbajt në Gjenevë, siç ishte paraparë, por u mbajt në Montreux – disi përgjumshëm, jashtë sezonit dhe me më pak muzikë, pavarësisht një statuje gjigante prej bronzi  e Freddie Mercury’t në shëtitore.

Rregulli numër dy- ju lutem, hotelet me 5 yje?! Nuk është një truk diplomatikm – me një atmosferë që të vë në gjumë me palët që janë në luftë, me pamje të mrekullueshme dhe tepër luksoze, një arsye që mikëpritësit zvicëranë ishin kaq të shumtë në numër në përbërjen e negociatorëve.

Dy delegacionet sigurisht do të kërkojnë të qëndrojnë në hotele të ndryshme, me të vetmen arsye që të mos takohen rastësisht.

Të dy palët do të kenë një pamje të ndryshme dhe nëse ata takohen dhe nëse flasin është një çmim që do të duhej të negociohej, dhe jo diçka që do të duhej të lejohej të ndodhte ashtu krejt rastësisht.

Verëra të mira

Por, nëse ata janë të vendosur në një ambient të pëlqyeshëm, ndoshta ata do të fillojnë që të ndjehen më mirë për njëri-tjetrin.

Francezët ia kanë marrë dorën kësaj pune. Kthehuni paksa në bisedimet e Rambouillet, përpara konfliktit të Kosovës në vitin 1999. E gjithë ideja ishte që delegacioni serb dhe ai kosovar të mbaheshin në një vend luksoz dhe të “qeraseshin” me verëra të mrekullueshme franceze, dhe  atyre t’u ofrohej specialiteti që të bëjnë të “lëpish gishtërinjtë”- gjëra këto të mjaftueshme që më pas të ofroheshin koncesione.

Gjithsesi, kjo gjë nuk pati funksionuar. Pas Rambouillet, ata shkuan në luftë. Plus ekziston gjithmonë një rrezik se ekipet negociuese do të “dashurohen” me trajtimin prej 5 yjesh, aq shumë sa ata qëllimisht do të zvarrisin negociatat.

Por, bisedimet e vështira të ëmbëlsuara me sheqer dhe me luks është një opsion.

Rambouillet gjithashtu është përkujtues i mirë i rregullit numër tre – izolimi – nuk funksionon më. Armiqtë kanë pëlqyer që të vijnë në një territor neutral, pa armë, të cilat u janë larguar për shkak të sigurisë botërore. Prandaj, ishujt e vetmuar do të ishin një zgjedhje e mirë.

Mendoni për Gorbachev dhe Reagan në Rekiavik në vitin 1986, ose për bisedimet në mes të SHBA’ve dhe Bashkimit Sovjetik në Maltë në vitin 1989 (edhe pse ai samit për pak sa nuk dështoi pas një “shtrëngate shekspiriane” e cila kërcënoi se do të mund të “hidhte” deri në port Presidentin George H Bush së bashku me zyrtarët e tij) .

Por, tashmë vëmendja e mediave vjen dhe të gjen kudo që të jesh.

Delegatët në mënyrë konstante përdorin smartphone’ët e tyre, duke shkruar ndonjë mesazh në twitter, duke dërguar email, për të shpërndarë mendimet e tyre në mbarë botën. Shumë pjata satelitore do të kthejnë vëmendjen e tyre aq shpejt, për të shqyrtuar edhe një herë me atë që shquhet gazetaria, shpejtësinë.

Teatër

Dhe pikërisht këtu hyn edhe ceromonia hapëse e së enjtes së kaluar në Montreux. Procedura është transmetuar drejtëpërdrejt nëpër televizione në të gjithë globin gjatë gjithë ditës, dhe gjithashtu është parë teksa 40 delegatë janë ulur në hollin e konferencës.

Pse? Për të bindur të dy delegacionet rivale siriane, Qeverinë dhe Opozitën, se këto bisedime janë duke u shikuar nga afër, përfshirë këtu edhe elektoratin e tyre brenda Sirisë. Dhe kjo gjë do të thotë se tashmë është vonë që të tërhiqeni – negociatat duhet marrë seriozisht.

Goditja me grusht e bisedimeve të së enjtes – ai moment kur Ministri i Jashtëm sirian, para të gjithë të pranishmëve, i bërtiti Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së – ka qenë një bonus shtesë, të paktën nga pikëpama e vendeve perëndimore të cilat kanë këshilluar opozitën.

Pak poshtëruese për Ban Ki-Moon, ndoshta. Por, mos e vrisni mendjen fare.

Për këta diplomatë e gjitha kjo ishte një teatër i dobishëm për të fituar kundrejt kombeve si India dhe Afrika e Jugut, të cilat kanë tendenë që të ulen në “gardh”, kur është fjala për zgjedhjen në mes të Bashar al-Assad’it dhe opozitës.

Për këto shtete që cilat nderojnë Kombet e Bashkuara dhe që e shohin Këshillin e Sigurimit si një lloj vendi të shenjtë. Këto shtete nuk e kanë mirësinë që t’i trajtojnë mirë vendet që nuk tregojnë respektin e duhur për institucionet e OKB’së- duke përfshirë këtu edhe Sekretarin e Përgjithshëm.

Deri më tani, regjimi i Damaskut ka pasur pak miq në mbarë botën – dhe ky veprim nuk ishte veprimi më i mençur për të minuar autoritetin e tij.

Mysafirë të vështirë

Dhe java e pafat e Ban Ki-Moon na sjell ne tek sundimi i fundit – është më mirë që fare  të mos ftohen mysafirët e vështirë dhe pastaj t’u ofrohet atyre një ofertë të cilën ata publikisht do ta refuzojnë. Po flasim sigurisht për “përshtjellimin” që u bë dhe konfuzionin që shkaktojë ajo se nëse Iranit do t’i lejohej të vinte apo jo.

Fakt është që Irani nuk është vetëm një mysafir i vështirë – që me sa duket ky shtet ishte zotuar për diçka privatisht, por që nuk e kishte mbështetur publikisht – dhe një parti aktive e luftës me të cilën opozita, përballjen me të e gjen jashtëzakonisht të vështirë.

Irani me siguri është gjithashtu edhe pjesa më e rëndësishme për të “çarë në mes” këtë bashkim figurash diplomatike të cilat po kërkojnë që t’i japin fund këtij konflikti. Si financuesi kryesor i Presidentit Assad dhe përkrahësi më i madh i saj ushtarak – duke i siguruar të holla, armë dhe luftëtarë – Irani ka fuqinë që të shtyjë Damaskun që të dalë në një udhë të re – nëse ajo zgjedh – si askush tjetër që do të mund të bënte një gjë të tillë, madje as Rusia.

Pa përfshirjen  e Iranit, është e vështirë të shihet si do të mund të arrihet një marrëveshje e paqes në Siri.

 

(BBC)