Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

Elvis Naçi tregon sekretin e martesës së suksesshme

17:08 | 2 Gusht 2020

Teologu i njohur flet mbi raportin e tij me gruan.

Elvis Naçi këtë fundjavë ishte i ftuar në emisionin e Rudina Xhungës ku ndër të tjerash ka folur edhe për një martesë të suksesshme me çifteve.

Teologu ka thënë se nëse në një lidhje humbet dashuria atëherë, martesa nuk ka kuptim të vazhdohet, dhe nuk është fundi i botës.

Ai thotë:
” I kam thënë gruas sime: nëse ka krisje nuk ia vlen të vazhdohet një martesë ku humbet dashuria, joshja dhe gjerat nuk shkojnë ashtu sic duhet. Ka ose martese të suksessshme, ose divorc normal, kjo duhet të kuptohet. Kur nuk funksionon nuk është kiameti.

Një familje e sforcuar është vuajtje. Atëherë po të kuptosh këtë, perse duhet te marresh nje veprim te dhu.nshem deri ne fatalitet? Përse duhet ti lesh fëmijët pa prindër?”