Elvana paska raporte të mira me reperen e njohur amerikane, e zbulon me këto foto

Elvana Gjata ka raporte shoqërore me reperen e njohur.

ShowBiz

21/11/2019 21:16

Elvana Gjata është ndër emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, shkruan lajmi.net.

Ajo është goxha aktive në rrjete sociale, përmes së cilave njofton publikun për gjithçka rreth saj, si për koncerte, projekte muzikore e shumë të tjera.

Së fundi, këngëtarja ka postuar disa fotografi, në të cilat u shfaq krah reperes së njohur amerikane, Bia.

Reperja ka arritur të renditet e 50-ta në tabelën e “Billboard”, ndërsa për këtë sukses e uroi edhe Elvana, duke e quajtur motër.

“Jepi motër! I meriton të gjitha! Fitues është ai që ngrihet një herë më shumë sesa rrëzohet”, ka shkruar Elvana. /Lajmi.net/