Elvana Gjata feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot (Foto)
Këngëtarja seksi Elvana Gjata sot feston ditëlindjen.

ShowBiz
Ylli i muzikës pop nuk gjendet në Shqipëri, ajo ka udhëtuar drejt Parisit të Francës, shkruan lajmi.net.
Elvana ka vendosur që ditëlindjen e saj të 29-të ta festojë me tri mikeshat e saj më të ngushta, motrën e saj, Besa Kokëdhimën dhe Jonida Vokshin.
Në Snapchat Elvana ka postuar video dhe fotografi nga momentet e saj më të veçanta në Paris së bashku me mikeshat më të mira.
Këngëtarja pritet që shumë shpejtë të publikojë albumin e saj të tretë dhe projektin më të ri me videoklip./lajmi.net.