Elvana Gjata e nis ditën me një urim për Vjosa Osmanin

Edhe këngëtarja nga Shqipëria ka bërë një postim në dedikim të Vjosa Osmanit.

ShowBiz

05/04/2021 10:20

Pas zgjedhjes së saj presidente, Vjosa Osmani mori urime të shumta nga figura të njohura publike duke mos munguar edhe ato ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Elvana Gjata ka zgjedhur ta uroi përmes një postimi në Instagram teksa ka shkruar se është shumë e lumtur.

“Urime Presidente, e lumtur për ty Kosovë”, kanë qenë fjalët e artistes shqiptare.

Ndryshe, Vjosa Osmani është presidentja e dytë grua pas Atifete Jahjagës./Lajmi.net/