Elton John po bëhet me kukull personale Barbie

Elton John po bëhet me kukullën e tij Barbie. Dhe ndërsa kukulla nuk do të duket si Rocket Man, ajo do të stilizohet në ngjashmërinë e tij.

ShowBiz

23/10/2020 23:02

Kukulla Barbie me edicion të kufizuar, e cila u lëshua në faqen e internetit të Mattel të enjten, do të ketë një xhaketë me shkëlqim me emrin e këngëtarit dhe xhinse, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Xhaketa e saj “Elton” ka ngjyrat e ylberit. Ajo gjithashtu do të ketë edhe çizme me ngjyrat e ylberit, një kapele ngjyrë vjollce dhe syze dielli rozë me shkëlqim.

“Kukulla Elton John Barbie është një bashkëpunim i guximshëm që personifikon dy ikona kulturore dhe nderon artistikën dhe muzikantitetin e jashtëzakonshëm të një interpretuesi”, thuhet në përshkrimin e kukullës në faqen e internetit të Mattel.

Kukulla, që shitet për 50 dollarë, u lëshua për të shënuar 45 vjetorin e performancës dy-ditore të këngëtarit në Dodgers Stadium në tetor 1975.

Në atë kohë, 100,000 të pranishmit e bënë atë koncertin më të madh ndonjëherë për një artist të vetëm.

“Barbie është një ikonë më vete, kështu që të kesh kujtim për punën time dhe stilin personal është një nder i vërtetë,” tha Elton John për Rolling Stone. “Shpresoj që ajo të frymëzojë fansat kudo që të ndjekin pa frikë ëndrrat dhe potencialin e tyre të pakufishëm.”

Kukulla Elton John Barbie mund të blihet në faqen e internetit të Mattel ose në dyqanin në internet të Walmart. /Lajmi.net/