Elton John lavdëron Dua Lipën, zbulon këngën e preferuar të saj
Elton John tha fjalë të mëdha për Dua Lipën.

ShowBiz
Dua Lipa mbrëmjen e kaluar ka zhvilluar një bisedë ‘live’ me yllin e muzikës, Elton John, shkruan lajmi.net.
Në këtë video-live, këngëtari nuk ka hezituar të thur lavde për artisten shqiptare, duke përzgjedhur edhe këngët e preferuara të saj.
Ai i tha Duas se ka bërë një ndër albumet më të mira të këtij viti, “Future Nostalgia”, kurse nga hitet e këtij albumi zgjodhi një të preferuar.
“Njerëzit donin diçka argëtuese dhe çdo këngë e albumit është fantastike. Ne nuk ndalim së dëgjuari. Djemtë e mi e pëlqejnë shumë, David gjithashtu e adhuron”, tha Elton.
View this post on Instagram
Ai po ashtu shtoi se “Levitating” është e preferuara e tij nga “Future Nostalgia”.
Kujtojmë se Dua Lipa së fundi është nominuar në katër kategori në “MTV EMA”, kurse nesër (e premte) pritet që të publikohet kënga e re e saj. /Lajmi.net/