Ellen DeGeneres bëhet Kardashian për Halloween (Foto/Video)

Prezantuesja dhe humoristja Ellen DeGeneres ka një kostum fantastik për Halloween këtë vit.

ShowBiz

30/10/2015 11:04

DeGeneres është bërë një seksi Kim Kardashian, ose, një nga motrat Kardashian që i ngjan Kimit shumë, pasi ajo ka ndërruar edhe emrin.

‘Karla Kardashian’ është prezantuar në emisionin special për Halloween të ‘The Ellen Show’, i cili do të transmetohet sot, transmeton lajmi.net.

Ellen (Karla) ka thënë gjatë prezantimit: “Me siguri nuk më njihni se kush jam, por unë jam motra më e vogël dhe më e panjohur nga familja Kardashian. Edhe emri im fillon me ‘K’, pasi kështu e kemi ne në famlje. E pasi që jam motra më e vogël, unë marr të gjitha gjërat e përdorura. I kam format e Kim-it, kjo është bluza e vjetër e Khloe ndërsa të pasmet janë të gjitha të mia.”/Lajmi.net
 ellen degeneres halloween costume karla kardashian 02ellen degeneres halloween costume karla kardashian 03