Elkann kundër Interit

Presidenti i kompanisë Exor, aksionari më i madh i Juventusit, John Elkann ka shfrytëzuar krizën e Interit për të bërë shaka në llogari të rivalit nga Serie A. Derisa Bianconerët janë duke shkuar drejt Scudettos së tretë të njëpasnjëshme, Nerazzurrt janë në telashe të mëdha dhe gjenden në pozitën e pestë me bilanc jashtëzakonisht negativ…

Sport

03/04/2014 07:39

Presidenti i kompanisë Exor, aksionari më i madh i Juventusit, John Elkann ka shfrytëzuar krizën e Interit për të bërë shaka në llogari të rivalit nga Serie A.

Derisa Bianconerët janë duke shkuar drejt Scudettos së tretë të njëpasnjëshme, Nerazzurrt janë në telashe të mëdha dhe gjenden në pozitën e pestë me bilanc jashtëzakonisht negativ deri më tani gjatë vitit 2014.

Por, Elkann ka uruar që kriza e Interit të vazhdojë.

“Nuk e di pse nuk janë duke fituar më, por uroj që të vazhdojnë të humbin”, deklaroi Elkann. Ai konfirmoi se është i lumtur me paraqitjet e ekipit në vitet e fundit nën drejtimin e Antonio Contes.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën si kanë shkuar këto vitet e fundit, pavarësisht humbjes nga Napoli në fundjavë. Shpresojmë të mbyllim me sukses këtë edicion”.

Juventus kryeson në Serie A me tetë pikë më tepër se Roma dhe gjendet në çerekfinale të Europa League ku sonte zhvillon duelin e parë në udhëtim te Olympique Lyon.