Eliza Dushku shtatzënë për herë të dytë, shfaq barkun e rrumbullakosur

Aktorja e njohur shqiptare ka zbuluar se është shtatzënë për herë të dytë.

ShowBiz

27/02/2021 18:20

Eliza Dushku është një ndër aktoret më të njohura shqiptare dhe si duket ajo qenka në pritje të fëmijës së saj të dytë, shkruan lajmi.net.

Ndonëse aktorja është mjaft e rezervuar për jetën private, lajmin e ëmbël e bëri të ditur pikërisht ajo përmes një postimi në rrjete sociale.

Eliza ka publikuar disa fotografi në profilin e Instagramit ku shihet e shtrirë duke fokusuar barkun teksa shkroi se po bëhet nënë për herë të dytë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Official Eliza Dushku (@elizadushku)

Ajo solli në jetë djalin e saj Philip në gusht të vitit 2019, ndërsa ende nuk e ka bërë të ditur gjininë e fëmijës së dytë./Lajmi.net/