Eliza dhe Brad

Aktorja e famshme me prejardhje shqiptarje, Eliza Dushku, ka postuar një foto interesante në rrjetin social Facebook. Ajo shfaqet e vogël në moshë pranë një prej aktorëve më të suksesshëm dhe më të pëlqyer në botë - Brad Pitt.

ShowBiz

27/09/2013 10:58

Aktorja e famshme me prejardhje shqiptarje, Eliza Dushku, ka postuar një foto interesante në rrjetin social Facebook.

Ajo shfaqet e vogël në moshë në këtë foto pranë një prej aktorëve më të suksesshëm dhe më të pëlqyer në botë – Brad Pitt.

Edhe Brad sigurisht është në moshë më të re dhe me një pamje ndryshe.

Foto është shkrepur në vitin 1992 gjatë xhirimeve të filmit “That Night”, ku Eliza është vetëm 11 vjeçe. Në film luan edhe Katherine Heigl,

E ëmbël dhe e qeshur ashtu siç e shohim edhe sot, duket se Dushku i ka pasur gjithmonë të vetat këto dy cilësi.

Komentet dhe pëlqimet në foto kanë qenë të shumta nga adhuruesit e të dy aktorëve.

 

Skena nga filmi “That Night”, xhiruar në vitin 1992.