Eliza dhe bashkëshorti i saj japin votën e tyre, aktorja e mbështet Joe Bidenin publikisht
Eliza Dushku tregon se e ka votuar Joe Bidenin për president të ardhshëm të SHBA-së.

ShowBiz
Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku, së bashku me bashkëshortin e saj e kanë kryer obligimin e tyre qytatar, shkruan lajmi.net.
Ajo nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se e ka votuar Joe Bidenin për president të ardhshëm të SHBA-së.
“Votova për Joe Biden dhe Kamala Harris, për një kujdes për ne dhe fëmijët tanë në të ardhmen”, ka shkruar ndër të tjera Eliza Dushku pranë postimit.
Në videon e ndarë me ndjekësit ajo dhe bashkëshorti i saj shihen duke u argëtuar në makinë derisa po shkonin për ta kryer obligimin./Lajmi.net/