Eliza bëhet gati për “magjinë” e saj

Këngëtarja Eliza Hoxha ka pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Ecjen ti vazhdo”, një këngë sensibilizuese dedikuar femrave të prekura nga kanceri i gjirit.

ShowBiz

14/10/2016 20:40

Por, ky nuk do të jetë projekti i saj i fundit për këtë vit. Në një prononcim për Telegrafin Eliza ka rrëfyer se shumë shpejt do të paraqitet në festivalin ”Kënga Magjike” me një këngë të re.

“Vendi im” titullohet balada e saj e re. Muzika është punuar nga Florent Boshnjaku, teksti është shkruar nga vetë Eliza, gjersa do të prezantohet në fazën e parë të konkurimit tek “E diela Shqiptare”, me datë 30 tetor.

Duke mos dashur të zbulojë më shumë nga surpriza për publikun, Eliza rrëfeu se kjo këngë kishte filluar të pun

“Më ka marrë malli për të konkuruar në një festival, ndaj dhe vendosa që këtë vit të marrë pjesë”, ka thënë Eliza.

Edhe këtë vit “Kënga Magjike” ka mbledhur emra mjaft të mëdhenjë, të cilët do të interpretojnë live këngët e tyre në netët finale në datat 1, 2 dhe 3 dhjetor 2016.

Ndiqni emisionin më të ri të showbizit, prodhuar nga lajmi.net