Elita Rudi uron Gjikon me fjalët më të ëmbla për përvjetorin e martesës

Çifti i njohur i showbizit shqiptar po festojnë përvjetorin e martesës.

ShowBiz

21/09/2021 23:51

Elita dhe Gjiko janë një ndër çiftet e dashura të publikut shqiptar, shkruan lajmi.net.

Elita është mjaft aktive në rrjete sociale prej ku edhe sjell fragmente nga jeta e saj e përditshme dhe nga ajo si nënë e dy fëmijëve të saj me reperin e njohur shqiptar.

Çifti janë të dashur nga publiku mjaft shumë edhe si shkak i paraqitjeve të shpeshta në rrjetet sociale duke ndarë me fansa foto apo video të tyre.

Së fundi ishte Elita ajo e cila postoi fotografi me Gjikon, por kësaj radhe me dedikim special. Ajo uroi bashkëshortin e saj me rastin e përvjetorit të martesës së tyre.

Elita iu drejtua Gjikos si ‘dashuri’ teksa u shpreh se dhurata më e madhe në jetë është të jesh me personin që dashuroni.

“Nuk ka dhuratë më të madhe se me jetu jetën me personin qe e don. Urime pervjetorin e marteses dashuri”, shkroi moderatorja në mbishkrimin e postimit të ëmbël./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi)