Elita Rudi sjell imazhin e ëmbël të Zërit

Elita Rudi, para një muaji u bë nënë për herë të parë.

ShowBiz

14/03/2019 08:29

Prezantuesja shqiptare, Elita Rudi dhe reperi, Gjiko në shkurt u bënë prindër për të parën herë, shkruan lajmi.net.

Zëri, është emri që ia kanë vënë djalit, me emrin e të cilit u tallen të gjithë në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Ndërkaq, moderatorja Rudi së fundmi ka ndarë një fotografi në InstaStory teksa ia mbulon fytyrën Zërit por mbishkrimi i bluzës është tejet i ëmbël.

“Të dua mami”, shkruan në bluzën e djalit të Elitës.

Nga ana tjetër, Elita mbrëmë befasoi fansat e saj me linjat që ka arritur pas lindjes së djalit. /Lajmi.net/