Elita Rudi i rikthehet ekranit televiziv, ja në cilin kanal do ta shohim

Elita Rudi ka bërë hapin e madh sa i përket rikthimit në ekranin televiziv.

ShowBiz

29/11/2021 19:17

Pas një pauze bukur të gjatë larg ekranit televiziv moderatorja kosovare ka vendosur të rikthehet fuqishëm, shkruan lajmi.net.

Kësaj radhe Elitën do ta shohim në kanalin më të ndjekur shqiptar “Klan Kosova”.

Lajmin për këtë rikthim të madh e bëri vet Elita në profilin e saj në instagram, por edhe Adriatik Kelmendi i cili njoftoi rikthimin e sja në ekran.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi)

“Zyrtarisht u riktheva!!!

Pas një pauze të gjatë po kthehem në botën e televizionit. Kam punuar gjatë për rikthimin tim në ekran, e tani ka ardhur koha t’ju njoftoj se në fillim të vitit 2022, do të shihemi bashkë përmes ekranit televiziv, për të cilin më ka marrë shumë malli. Detajet e projektit tim të ri do t’i zbulojmë bashkë hap pas hapi, e sot dua t’ju njoftoj se rikthimin tim do ta bëj në televizionin @klankosovaofficial . Kaq për momentin dhe faleminderit që keni pritur për këtë moment bashkë me mua?. Stay tuned”, ka shkruar moderatorja Rudi.

Kujtojmë se Elita është  e martuar me reperin Gjiko dhe së bashku kanë dy fëmijë./Lajmi.net/