Eliminohet Laura Fazliu

Laura Fazliu nuk ka arritur të kalojë në çerekfinale të ‘Grand Slamit’ të xhudos që po mbahet në Hungari.

Sport

24/10/2020 12:58

Xhudistja jonë në kategorinë deri në 63 kilogramë është mposhtur nga hungarezja Szofi Ozbas, shkruan lajmi.net.

Fazliu  në ndeshjen e parë ka mposhtur xhudisten serbe, Anja Obradovic, me Ippon.

Tani në garë për ditën e sotme ka mbetur vetëm Akil Gjakova, që garon kategorinë deri në 73 kilogramë./Lajmi.net/