Eliminohet Januzaj

Ylli kosovar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj nuk ka arritur të depërtojë në mesin e tre finalistëve për çmimin e sportistit më të mirë të ri të vitit, nga BBC. Mesfushori 18-vjeçar ka përfunduar jashtë finalistëve që përbëhen nga atletja, Dina Asher-Smith, qitësja Amber Hill dhe golfisti Charley Hull. Treshja e finalistëve janë shpallur në…

Sport

13/12/2013 09:17

Ylli kosovar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj nuk ka arritur të depërtojë në mesin e tre finalistëve për çmimin e sportistit më të mirë të ri të vitit, nga BBC.

Mesfushori 18-vjeçar ka përfunduar jashtë finalistëve që përbëhen nga atletja, Dina Asher-Smith, qitësja Amber Hill dhe golfisti Charley Hull.

Treshja e finalistëve janë shpallur në Blue Peter kurse fituesi do të mësohet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga BBC më 15 dhjetor.

Fitues në vitin e kaluar ishte notari Josef Craig. Kurse, Januzaj befasoi shumëkënd që hyri në konkurrencë pasi ka bërë vetëm nëntë paraqitje për Unitedin këtë vit pas inkuadrimit në ekipin e parë të gjigantit nga Old Trafford.

Por, dalë ngadalë ai ka filluar të shndërrohet në një prej futbollistëve kryesor të Manchester Unitedit.