Eliminohen defektet, pas shumë orësh rikthehet rryma në Prishtinë

KOSTT ka njoftuar se ekipet e KOSTT dhe KEDS kanë arritë që ta eliminojnë defektin në disa lagje të Prishtinës, por për shkak të rritjes së madhe të konsumit mund të ketë reduktim të ngarkesës.

Lajme

21/11/2020 21:06

Sipas njoftimit të KOSTT, për shkak të prishjes në kabllot e tensionit 10kV në Transformatorin T3 në Nënstacionin Prishtina 2, konsumatorët e furnizuar nga ky nënstacion kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike

“Ekipet e KOSTT dhe KEDS kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ora 23:00 të datës 20.11.2020 për të verifikuar prishjen dhe kanë punuar sot gjatë tërë ditës për riparimin e prishjes. Në mënyrë që furnizimi të jetë i pandërprerë, kërkojmë mirëkuptim të qytetarëve për shfrytëzim racional të energjisë elektrike derisa sa KOSTT dhe KEDS të bëjnë zgjidhjen e qëndrueshme për furnizim të konsumatorëve me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Informojmë qytetarët se për shkak të prishjes në kabllot e tensionit 10kV në Transformatorin T3 në Nënstacionin Prishtina 2, konsumatorët e furnizuar nga ky nënstacion kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike deri në 20 MË. Ekipet e KOSTT dhe KEDS kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ora 23:00 të datës 20.11.2020 për të verifikuar prishjen dhe kanë punuar sot gjatë tërë ditës për riparimin e prishjes. Ekipet e KOSTT dhe KEDS kanë arritë që t’a eliminojnë defektin por për shkak të rritjes së madhe të konsumit mund të ketë redukim të ngarkesës gjatë pikut deri në 5MË. Në mënyrë që furnizimi të jetë i pandërprerë, kërkojmë mirëkuptim të qytetarëve për shfrytëzim racional të energjisë elektrike derisa sa KOSTT dhe KEDS të bëjnë zgjidhjen e qëndrueshme për furnizim të konsumatorëve me energji elektrike. /Lajmi.net/