Eliminimi i Ronaldos nga Champions, vjen reagimi i Messit

Eliminimi i Cristiano Ronaldos dhe Juventusit nga Liga e Kampionëve ka bërë që të gjithë të flasin, përfshirë edhe rivalin e tij, Lionel Messin.

Sport

18/04/2019 09:20

Ylli portugez për herë të parë ka dështuar të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që nga viti 2010.

Juventus janë eliminuar nga Ajax në çerekfinale, kur pas dy përballjeve holandezët avanconin 3:2.

Rreth eliminimit të Critiano Ronaldos, ka folur edhe Lionel Messi, pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Manchester United.

“Kjo tregon gjithçka (rreth konkurrencës)”, është përgjigjur Messi në pyetjen rreth eliminimit të Juventusit dhe Ronaldos nga Liga e Kampionëve, përcjell ‘lajmi.net’.

“Çdo ekip është i komplikuar, qoftë Liverpool apo Porto”./Lajmi.net/