Elia feston si Ronaldo (Video)

Sulmuesi i ri i Southamptonit, Eljero Elia ka shpërthyer në aventurën e tij të re me skuadrën e Southampton, duke shënuar dy gola në fitoren e sotme kundër Newcastles.

Sport

17/01/2015 22:08

Golin e dytë të shënuar në këtë takim, Elia vendosi ta festojë në një mënyrë tashmë të njohur, e cila festohet nga Ronaldo.

Përndryshe, Elia erdhi te Southampton gjatë këtij janari në formë huazimi, dhe që në lojën e dytë me fanellën e kësaj skuadre, ai arriti të shënojë dy gola.

Video