Eli Fara tregon arsyen pse i ka dështuar martesa

Këngëtarja Eli Fara ka folur për martesën në moshë të re.

ShowBiz

16/09/2015 11:20

Këngëtarja shqiptare Eli Fara, vajza e së cilës po komentohet shumë për fotografitë që po poston në rrjete sociale, ka folur për martesën dhe për atë se si ka qenë të jesh nënë në moshë të re.

Ajo ka treguar për ‘Kosovarja’: “Unë jam martuar shumë e re dhe jam bërë nënë kur isha vetë fëmijë. Më pas kur vajza ishte vetëm pak muajshe, kam bërë anulimin e martesës. Ishte një martesë e dështuar. Mendoj se ka qenë një zgjidhje e mirë për të dyja ne’’, thotë këngëtarja e famshme, e cila megjithatë është nënë e lumtur.”