Elgit Doda futet në Big Brother për një surprizë për Donaldin dhe Monikën

Tash e disa vite ata gëzojnë shoqëri shumë të afërt jashtë shtëpisë së Big Brother.

ShowBiz

14/01/2022 23:03

Elgit Doda sonte ka ardhur surprizë për Donaldin në Big Brother Vip, shkruan lajmi.net.

“Më ke mërzitur, më ke bërë të qaj, më ke bërë të qesh, forca, shijoje Big Brotherin” ishin fjalët e Elgitit drejtuar Donaldit.

Elgiti performoi këngën e tij të re “Ku je” e cila Arbana tha se është për Donaldin ndërsa kënga e dytë nuk i referohet atij.

Këngën e dytë ai e kishte dedikim për Monikën me titull “Piloti i zemrës” këngë e krijuar enkas për Monikën pasi ajo e kishtë kërkuar një gjë të tillë nga Elgiti dhe Romeo, pas asaj që ndodhi me pilotin në një nga spektaklet e kaluara.

Elgiti ka krijuar këngën e re vetëm për Monikën, e me shumë ritëm banorët janë argëtuar me këtë performancë e cila është shoqëruar edhe me një parashutë e drejtuar nga një pilot. Kënga padyshim që do kthehet në një hit të momentit./Lajmi.net.