Elezaj kërkon nga veteranët të kenë edhe pak durim

Kryetari i OVL-UÇK-së, Smajl Elezaj u ka bërë thirrje veteranëve të luftës të kenë durim sa i përket publikimit të listave.

Lajme

11/08/2015 07:44

Ai ka bërë me dije për “Epokën e re” se veteranët kanë të drejtë të protestojnë por, sipas tij, komisionit për shqyrtimin e ankesave i duhet edhe pak kohë.

Elezaj ka thënë se ky proces po zvarritet për shkak të numrit të madh të ankesave she stafit të vogël të sekretarisë së komisionit qeveritar. Ai beson se shqyrtimi i ankesave duhet të përfundojë deri me 15 shtator.