Elez Blakaj flet për darkën me ish-deputetin e VV-së, s’tregon asgjë për afërsinë me partinë e Kurtit

Prokurori i dorëhequr, më pas i larguar nga Kosova, Elez Blakaj është përmendur me të madhe kohëve të fundit nga lideri i VV-së, Albin Kurti, si personi që do ta zëvendësojë Aleksandër Lumezin në postin e kryeprokurorit të shtetit.

Lajme

20/09/2019 10:12

“Le të shkojë Lumezi, le të vije Elezi”, është fjalia e shëndrruar në poezi nga Kurti.

Sidoqoftë, lajmi.net ka raportuar para disa ditësh për afërsinë që Blakaj mund ta ketë me Vetëvendosjen.

Në disa fotografi, ai shihet në darkë me zyrtarin e Vetëvendosjes, konkretisht ish-deputetin Ali Lajçi.

Lexo:

Çka u mor vesh?! Ik Lumezi e vjen kryeprokurori i Albin Kurtit

 

Vet Blakaj, përmes një komenti në Facebook në  njërën nga faqet që ka postuar fotografinë me Lajçin të cilën e ka nxjerr lajmi.net, ka sqaruar afërsinë me zyrtarët e VV-së.

Sipas tij,  ajo ishte një foto e bukur familjare me veprimtarë të çështjes kombëtare.

Blakaj nuk ka treguar konkretisht, se çfarë afërsie ka me Lajçin, por ka thënë se pronari i restorantit ku është bërë fotografia ka dhënë shumë për luftën e UÇK-së.

“Foto shume e bukur familjare! Perballe meje daja Ali Lajci i njohur per opinonin, ne mes Esat Ademi nga Shkupi- perkrahes dhe ndihmues I luftes se UCK-se, ndersa afer meje nipi Xhavit Kabashi- veprimtar i ceshtjes kombetare me dekada i cili nuk nin hiq per asnje parti politike ( e per bese as daja I tij)!  Ashtu flm per kete foto, por ai qe e ka publiku e ka obligim moral ta thote edhe emrin e pronarit te restoranit, I cili ka dhene shume per luften e UCK-se!”, ka shkruajtur Blakaj.

Përmendja e shpeshtë nga Kurti, dhe raportimet e mediave siç duket e kanë aktivizuar Blakajn, i cili ishte i heshtur për një kohë të gjatë.

Ai mëngjesin e sotëm ka bërë edhe një reagim nga Amerika, ku ka thënë se nuk do t’i bashkohet asnjë partie politike.

I është kundërpërgjigjur edhe ish-kryeministrit Haradinaj lidhur me deklaratat për dorëheqjen e Blakajt, nga ku ka thënë se ai duhet ta shikojë së pari veprimin e tij, me dorëheqjen nën betim që ka dhënë më 19 korrik. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Ish-prokurori Blakaj sqaron gjithçka – a synon t’ia zë vendin Lumezit dhe a do të hyjë në politikë