Elemente antikushtetuese në Ligjin për Zgjedhje
Avokati i Popullit ka gjetur dy elemente antikushtetuese në Ligjin për Zgjedhje. E para ka të bëjë me pragun zgjedhor ndërkaq elementi i dytë është pikërisht që vota e partisë t’i shkojë edhe bartësit të listës. Kjo lëndë mund të dërgohet edhe në Kushtetuese.
Lajme
KIPRED ka dërguar disa rekomandime të shoqërisë civile lidhur me ligjin e zgjedhjeve te Institucioni i Avokatit të Popullit, ku ky i fundit ka gjetur se në ligjin e zgjedhjeve janë gjetur dy elemente antikushtetuese.
Në komunikatën e lëshuar nga KIPRED thuhet elementi i parë antikushtetues është pragu i zgjedhjeve për subjektet politike kolektive, si partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare e të tjerë, duhet të jetë maksimumi tre për qind.
Kurse për subjektet politike individuale përfshirë edhe kandidatët e pavarur, të jetë maksimumi një për qind nga numri i përgjithshëm i votave të vlefshme në zgjedhje Republikës së Kosovës me një raport me rekomandime që kanë të bëjnë me legjislacionin zgjedhor.
“Institucioni i Avokatit të Popullit, bazuar në mandatin dhe kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, me këtë rast thekson dy norma të identifikuara në ligjet aktuale në nivel qendror dhe atë lokal, për të cilat konsideron se përbëjnë elemente kundërkushtetuese”, thuhet në komunikatën për media.
Pragu zgjedhor “në mesin e subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetin serb dhe komunitetet tjera joshumicë dhe në mesin e subjekteve politike të cilat nuk përfaqësojnë komunitetin serb dhe komunitetet joshumicë të cilat kanë fituar së paku pesë për qind (5%) nga numri i përgjithshëm i votave të vlefshme në zgjedhjet për Kuvend”.
Elementi i dytë antikushtetues është vlerësuar neni 7 te ligji i zgjedhjeve, ku thuhet se “Vota e hedhur për subjektin politik konsiderohet si vote për kandidatin e parë në listën e kandidatëve të subjektit politik. KQZ-ja siguron që fletëvotimi nuk e lejon votuesin të votojë njëkohësisht për subjektin politik dhe për kandidatin e parë në listën e kandidatëve të këtij subjekti politik.”
Shoqëria civile kishte kërkuar gjithashtu se që të hiqet bartësi i listës në nivel lokale. Të gjitha votat e fituara nga kandidatët që janë në listën e hapur të subjektit politik numërohen ndaras. Listat me kandidatë rirenditen sipas mënyrës zbritëse në bazë të numrit të votave të fituara për secilin kandidat.
KIPRED ka kërkuar nga Insitucioni i Avokatit të Popullit që këto shkelje të i drejtoj edhe Gjykatës Kushtetuese.