Elefantët e tërbuar e sulmojnë motoçiklistin në rrugë (VIDEO/FOTO)

Vozitësi ishte detyruar të zbres nga motoçikleta e tij dhe të vrapoj në xhungël pasi që ishte ndjekur nga një tufë me elefantë të tërbuar në parkun kombëtar në Tajlandë.

Lajme

20/10/2015 11:36

Ndoshta edhe të lodhur nga fakti se shumë motoçiklistë kalojnë asaj rruge, kjo tufë e elefantëve të tërbuar është xhiruar duke e sulmuar një motoçiklist, duke e detyruar atë të zbres nga motoçikleta e tij dhe të ikë në xhungël, transmeton lajmi.net.

Zyrtarët e parkut kombëtar të Khao Yai, afër qytetit Korat, janë duke bërë thirrje që të ndalohen motoçikletat e zhurmshme pasi që ato janë duke i tërbuar elefantët, duke shkaktuar që ata ti sulmojnë motoçiklistët.

Ata gjithashtu raportojnë se një tufë tjetër e elefantëve e kanë sulmuar edhe një motoçiklist tjetër.

Në këtë incidentin e fundit i cili është xhiruar nga kamera e një veture, shihet një motoçiklist i cili është duke vozitur qetë por kur provon të tejkaloj tufën e elefantëve ata tërbohen.

Megjithatë, ai është i pavetëdijshëm se vetëm pak më herët ishte një grup i motoçiklistëve të cilët kishin bërë zhurmë, e që kishin shkaktuar që ata elefantë të nervozohen.

Njeriu detyrohet që të zbres nga motoçikleta e tij dhe të vrapojë në xhungël pasi që në fillim një elefant por pastaj edhe shumë të tjerë fillojnë të vrapojnë drejt tij duke u sjellë në mënyrë agresive.

Motoçiklisti është dashur të pres që elefantët të largohen plotësisht para se ky të kthehet që ta marrë motoçikletën e tij dhe të largohet.

Parku kombëtar i Khao Yai e kishte shpërndarë videon në Facebook duke komentuar: “Motoçikletat duhet të ndalohen në Khao Yai para se diçka serioze të ndodhë.”

Moment elephants take revenge on motorcyclist after they decided the bike was a threat

Ky është parku i 3-të më i madhi në Tajlandë.

Kjo zë një pjesë prej 300 kilometrave katrorë, duke përfshirë pyje me gjelbërim të përjetshëm dhe kullota.

Aty janë 300 specie të bimëve, 320 specie të zogjve, 66 specie të gjitarëve, duke përfshirë edhe ariun e zi Aziatik, elefantin Aziatik etj. /Lajmi.net