Elbasan: Burri i mësueses rrah drejtorin e shkollës

Një 51-vjeçar në Funarë të Elbasanit u shoqërua në polici, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj drejtorit të shkollës 9-vjeçare, ku punon si mësuese bashkëshortja e tij.

Lajme

27/10/2015 20:04

Policia nisi procedimin penal për 51- vjeçarin H.B., me banim në Funarë, i cili ditën e hënë, në zyrën e drejtorit kanosi dhe goditi shtetasin me iniciale N.G., 53 vjeç, për shkak të detyrës.

51- vjeçari kishte të shoqen të punësuar si mësuese në shkollën e drejtuar nga i dëmtuari dhe pas ankesave të së shoqes, burri kishte shkuar në zyrën e drejtorit duke e kërcënuar se nëse merrte masa ndëshkimore ndaj bashkëshortes së tij, do e kishte pisk punën.

Për më tepër ai kishte ngritur dorë ndaj tij duke e qëlluar. Ishin mësuesit e tjerë ata që ndërhynë për shuarjen e sherrit. Pas kësaj i dëmtuari ka bërë denoncimin në polici, duke bërë që nga ana e uniformave blu të nisi procedimi penal./Shekulli.al