El Sharaawy rezulton pozitiv me COVID-19, shtyhen testet mjekësore tek Roma

Stephan El Sharaawy nuk ka lajme të mira në rikthimin e tij në Itali.

Sport

24/01/2021 10:04

Sipas, “Tuttomercatoweb.com”, El Sharaawy ka rezultuar pozitiv dhe nuk do të mund të mbajë testet mjekësore që ishin paraparë këtë mëngjes në orën 9:00 tek “Giallorossët”, transmeton lajmi.net.

27 vjeçari ishte pjesë e Romës nga viti 2016 deri në vitin 2019 ku u tranferua në Kinë. Ai ka regjistruar 93 paraqitje për klubin dhe ka shënuar 26 gola.

El Sharaawy ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në testimin e tij të fundit, ai është izoluar dhe është duke ndjekur protokollin anti-COVID-19.

Sipas artikullit, pas El Sharaawyt, tek Roma kanë rezultuar edhe dy raste pozitive të stafit pas ndeshjes ndaj Spezias./Lajmi.net/