El Shaarawy kushton shumë lirë

Kartoni i sulmuesit të Milanit, Stephan El Shaarawyt ka rënë dukshëm, duke parë lëndimet që e kanë ndjekur kohëve të fundit, duke krijuar një alarm për skuadrat që janë të interesuar për shërbimet e tij.

Sport

03/03/2015 18:43

Sipas raporteve më të fundit që arrijnë nga mediat botërore, mësojmë se kartoni i sulmuesit të Milanit, El Shaarawyt kushton më pak se 15 milionë euro.

El Shaarawy konsiderohej si një talent i madh, mirëpo lëndimet e shumta që e kanë kapluar, kanë bërë që vlera e kartonit të tij të ulet dukshëm\.

Në këtë mënyrë është krijuar alarm te skuadra të mëdha e sidomos te Liverpooli, i cili është duke e kërkuar lojtarin italian tashmë e një kohë të gjatë.