El Neny nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

Mohammed El Neny ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin që e mban egjiptianin deri në vitin 2023.

Sport

25/05/2022 16:24

Lajmin e ka konfirmuar vetë faqja e “topçinjve”, përmes një njoftimi për medie, transmeton lajmi.net.

Egjiptiani, pas kompletimit të marrëveshjes së re, u shpreh i lumtur për vazhdimin e kontratës.

“E dua këtë klub dhe ndihem pjesë e kësaj familjeje”, tha shkurtazi mesfushori. /Lajmi.net/