El Clasico, rrezik nga kartonët
Antonio Miguel Mateu Lahoz është caktuar si gjyqtar i El Clasicos mes Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou më 22 mars. Ai shquhet si arbitër dorëshlirë, që nuk heziton të nxjerr kartonë.
Sport
Antonio Miguel Mateu Lahoz ka fituar nderin të ndajë drejtësinë në derbin e madh të futbollit spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madridit, që do të zhvillohet më 22 mars në Camp Nou.
Bëhet fjalë për një prej gjyqtarëve më të mirë në Evropë, i cili e ka statusin ndërkombëtar nga viti 2011, ndësa së fundmi ndau drejtësinë edhe në duelin e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit (2:1).
Ai ndau drejtësinë në tri takime të Realit këtë edicion, dhe asnjëri prej tyre nuk u mbyll me fitoren e Los Blancos.
Lahoz ka ndarë drejtësinë në 129 ndeshje në La Ligë dhe shumë lehtë nxjerr kartonë. Ai ka shfaqur 578 të verdhë dhe 38 të kuq.